Juventus në kërkim të transferimit “të pamundur” nga Bayern Munchen

Juventus po mendon të tentojë një goditje të madhe në merkato, ku këtë herë vjen nga Gjermania.

Bëhet fjalë për yllin e Bayernit, Serge Gnabri, por kjo gjë nuk do të jetë aspak e lehtë. Lojtarit gjerman i skadon kontrata në qershor të 2023, ai po luan shumë mirë me ekipin e tij aktual dhe Bayern po mendon rinovimin e tij.

Gnabri për këtë sezon me klubin gjerman ka luajtur në total 38 ndeshje, ku ka shënuar 14 gola dhe ka asistuar 10 herë./ h.ll/albeu.com

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey