Juventusi fiton Kupën e Italisë

Juventusi është fitues i Kupës së Italisë, pasi që në finale mundi Atalantën me 2-1. Kullushevski shënoi një gol fantastik në minutën e 31-të, duke e dërguar topin në portë pas një asistimit të Kuadrados.

Ndërkohë Ruslan Malinoski barazoi rezultatin pas një super aksioni të ndërtuar nga ana e ‘zikaltërve’, në minutën e 42-të.

Goditjen e fundit në këtë përballje, “Zonja e Vjetër“ e solli përmes Federiko Kieza-s, në minutën e 73-të, pas një super aksioni.

Me këtë fitore, Juventus arkëtoi trofeun e 14-të në Kupën e Italisë, ku asnjë skuadër nuk ka më shumë tituj se “Zonja e Vjetër”. Në këtë takim janë rikthyer edhe tifozët, ku ishin të pranishëm rreth 4.500 të tillë.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey