Juventusi, Reali e Barcelona përballen me dënimet me të ashpra shkaku i Superligës

Gazeta italiane “Gazzetta dello Sport” pretendon se Real Madridi, Barcelona dhe Juventusi do të vuajnë dënimet më të ashpra pas njoftimit për dështimin e Superligës. Gazeta ka analizuar situatën në lidhje me Superligën dhe sanksionet e mundshme që presidenti i UEFA-s, Alexander Çeferin i ka në mendje për klubet e përfshira.

Real Madridi, Barcelona dhe Juventusi janë tri klubet që pritet të marrin dënimet më të rënda, pasi ato nuk janë tërhequr ende zyrtarisht nga projekti, ndërsa për Atletico Madridin, Milanin dhe Interin, do të ketë një rrugë të mesme. Për momentin, nuk ka asnjë artikull që ndalon krijimin e një Superlige, por UEFA vlerëson hapat e ardhshëm dhe gjobat janë shumë të mundshme, sepse klubet e përfshira thuhet se janë fajtore për përpjekjen për të tradhtuar parimet dhe rregullat.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey