Juventusi rikthehet te fitorja

Juventusi është kthyer te fitorja në Serie A. Kampioni në fuqi ka mposhtur në shtëpi Genoan të dielën me rezultatin 3:1.
Në këtë takim “Zonja e Vjetër” përveç tre golave të shënuara kishte edhe mundësi të mira shënimi. Në minutën e katërt vendasit kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Dejan Kulusevski për 1:0. Alvaro Morata në minutën e 22-të dyfishoi epërsinë e nikoqirëve për 2:0.
Në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola të tjerë. Fillimisht mysafirët ngushtuan rezultatin në 2:1 me golin e shënuar Gianluca Scamacca.
Por vendasit golin e tretë dhe të fitores e shënuan në minutën e 70-të me Weston McKennie për 3:1.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey