Juventusi vuan, por fiton ndaj Romës së Mourinhos, edhe pse me rezultat minimal…

Bardhezinjtë torinezë kanë fituar 1-0 ndaj verdhekuqve të kryeqytetit në kuadër të javës së 8-të në Serie A

Kanë mjaftuar vetëm 16 minuta lojë, që “Zonja e Vjetër” të kalonte në epërsi me anë të Moise Kean, i cili finalizoi një top të Rodrigo Bentancur, gol i cili rezultoi edhe i fitores 1-0 për Juventusin.

Verdhekuqtë e Romës i kishin mundësitë që t’i barazonte shifrat, por Jordan Veretout do të dështonte nga pika e bardhë e panalltisë në minutën e 44-t.

Në pjesën e dytë në “Allianz Stadium”, nuk munguan rastet në të dy krahët, por në radhët e të përzgjedhurve të Allegrit dhe të Mourinhos, mungoi saktësia në finalizim.

Roma pretendoi edhe penallti në minutën e 57-të, për një ndërhyrje të Giorgio Chiellinit në Lorenzo Pellegrinin, por që VAR-i sinjalizoi se nuk kishte një gjë të tillë.

15' | BALLIAMO CON MOISEEEEE! COLPO DI TESTA DI KEAN E PALLA IN RETEEEEE!#JuveRoma [1-0] #ForzaJuve

Powered by @play_eFootball pic.twitter.com/BPYS49Auzw

— JuventusFC (@juventusfc) October 17, 2021

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey