Ka mesi i vitit 2022 do të kompletohet dokumenti final për “MKD2030”, tha Pendarovski

Në fjalimin e fundviti, shefi i shtetit Stevo Pendarovski bëri të ditur se ka mesi i vitit 2022 do të kompletohet dokumenti final për Maqedoninë 2030, i cili siç shtoi presidenti, ky dokument është krijuar për të vendosur kornizën strategjike për zhvillimin e Maqedonisë së Veriut në 10 vitet e ardhshme, transmeton TV21. Tha se për shkak të pandemisë, si në shumë projekte, puna për këtë dokument u ngadalësua, por nuk u harrua.

“Për fat të keq, për shkak të pandemisë, si edhe te shumë projekte të tjera, puna e këtij dokumenti, kuptohet që është ngadalësuar, por nuk është harruar. Deri në këtë moment, në suazat e shumë grupeve të punës të cilat janë aktive, kontributin e vet e kanë dhënë shumë individë të shquar nga bashkësia akademike dhe e biznesit, nga sektori qytetar dhe nga ministritë e resorit, nga Kuvendi, odat ekonomike, sindikatat, edhe nga pushteti edhe nga opozita. Edhe pse bota në vitin që po kalon ishte në karantinë, angazhuam edhe dhjetëra intelektualë të shquar nga jashtë dhe nga diaspora jonë, për çka i falënderoj të gjithë sinqerisht”, theksoi Pendarovski.

“Dokumenti do të përmbajë një vlerësim të pikave tona të forta, por edhe të dobësive që do të kërkojnë më shumë investime dhe kapital njerëzor, me rekomandim se ku të fokusojmë përpjekjet tona, me qëllimin përfundimtar, një jetë më të mirë për të gjithë. Gjithashtu, 2030 MKD do të theksojë disa tema dhe fusha të ndërvarura, nga digjitalizimi, decentralizimi dhe demokratizimi, përmes politikave mjedisore, ekonomike, agrare dhe shëndetësore, deri te arsimi dhe shkenca dhe lufta kundër emigrimit masiv të të rinjve, tha Pendarovski.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey