‘Ka ndodhur diçka e rëndë’/ Rama: Vizita ime në Kosovë, në funksion të nevojës kombëtare

Lajmi i fundit/ Vdes mjeku i parë nga Covid në Shqipëri

Lajmi i fundit/ Vdes mjeku i parë nga Covid në ShqipëriKryeministri Edi Rama e ka quajtur vizitën dyditore në Kosovë si një nëvojë kombëtare. Pas takimeve që zhvilloi me liderët atje, Rama foli në një konferencë për mediat lidhur me akuzat ndaj Thaçit dhe Veselit për krime luftë.

Kryeministri e ciliësoi edhe njëherë si fletë-rrufë aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale.

“Jam këtu në funksion të një nevojë kombëtare për t’i dhënë një mbështetje të plotë Kosovë dhe të gjithë përfaqësuesve politikë të saj në kushtet kur ka ndodhur diçka e rëndë dhe thëllësisht e padrejtë. Për dy dekada në Kosovë, procesi i dhënies së drejtësisë për krimet e luftës është konceptuar dhe zhvilluar si një proces i pandashëm nga procesi i shtetndërtimit, pajtimit ndëretnik dhe integrimit europian dhe normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Është krejt e kuptueshme se procesi i vështirë i pajtimit nuk është vetëm ballafaqimi me të kaluarën nëpërmjet drejtësisë, por është çështje e ndërtimit të së ardhmes nëpërmjet politikës. Komunikata, që për mua ishte fletë-rrufë, që ngjante me komunikatat publike përgjatë revolucionit kinez, është e pashembullt dhe e kombinuar me momentin e publikimit të saj, përbën një arsye, pavarëisisht nëse publikimi është i rastësishëm apo qëllimshëm në prag të një takimi me rëndësi në Shtëpinë e Bardhë”, tha Rama.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey