Nga zjarri që shpërtheu sonte në spitalin modular për trajtimin e pacientëve me COVID-19 në Tetovë raportohet për viktima dhe të lënduar.
Siç mëson INA deri tani raportohet për viktima, por shifrat ende nuk konfirmohen. Por ka edhe disa pacientë me djegie nga flakët e zjarrit.
Nga pamjet shihet se spitali është shkrumbuar në tërësi. Në vendin e ngjarjes vazhdojnë të qëndrojnë ekipet e zjarrfikësve, ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe dhe zëvendësministri Ilir Hasani, por edhe kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi.((INA)
https://m.facebook.com/AlsatMTelevision/videos/279741616983808/