Kadriu: Shërbimi shëndetësor në vend i neglizhuar totalisht

Nënkryetarja e Lëvizjes BESA, Besa Kadriu ka reaguar lidhur me rastin e klinikës private “Zhan Mitrev”, ku u raportuan eksperimentime me pacientë.

“Nga insertet e një emisioni investigativ, të IRL, që pat hulumtuar klinikën private ” Zhan Mitrev” në Shkup, tregon se si pacientët i janë ekspozuar një eksperimenti, pa dijeninë e tyre. Nga të dhënat, tregohen raste alarmante te humbjes jetë të pacientëve nga klinika në fjalë, si pasojë e metodës së lançuar!

Nga ky rast len të kuptohet fakti i neglizhencës maksimale të institucioneve të shërbimit shëndetësor brenda vendit. Lind pyetja, sa jemi ne si qytetarë të sigurtë, kur bëhet fjalë për shërbimet shëndetësore brenda vendit? Sa është roli i mediumeve investigative, në cilësinë e shërbimeve të institucioneve të shërbimeve publike por që realizohen nga sektori privat?

Dilema të kësaj natyre sot i ke kudo, jo vetëm në shëndetësi! Anomalitë brenda shoqërisë që është në proces të ndryshimit dhe me aspirata drejt BE-së, është mirë që të luftohen me kohë, e pa i dhënë ngjyrim politik, sepse kur flitet për shërbimet themelore të qytetarit, të gjithë jemi të barabartë”, ka nënvizuar Besa Kadriu.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey