Kafshë të ngordhura, shtëpi të shkatërruara/ Ja çfarë lanë pas zjarret apokaliptike në Australi (FOTO)

Gati 2000 shtëpi janë shkatërruar nga zjarret në Australi, që kanë përfshirë vendin. Zyrtarët në shtetin New South Wales thanë se 1,588 shtëpi janë djegur dhe 653 të tjera janë shkatërruar.

Së paku 25 njerëz kanë vdekur dhe miliona kafshë kanë ngordhur qëkur kanë nisur zjarret në muajin shtator.

Sezoni i zjarreve në Australi është i paparë më herët dhe thuhet të jetë nxitur nga temperaturat rekorde dhe thatësira e mëdha.

Të hënën, shiu që ka rënë, ka ndihmuar në shuarjen e disa zjarreve dhe uljen e temperaturave, por meteorologët kanë paralajmëruar për valë të të nxehtit sërish nga e premtja.

Këshilli i Sigurimeve të Australisë ka vlerësuar se kostoja e dëmeve nga zjarret ka arritur në 700 milionë dollarë australianë, por ka thënë se pret që ajo të rritet ndjeshëm.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey