Kalkulimet për ministra, Kovaçevski përflitet se deri tani do të ndërrojë tre ministra…

Pasi ish-kryetari i Shkupit, Risto Penov, konfirmoi se ka pranuar ofertën për të qenë ministër i Pushtetit Lokal në Qeveri, në prapaskenë po përflitet se do të ketë edhe disa riorganizime në kabinetin ministror të kryeministrit Dimitar Kovaçevski, shkruan portali Netpress.

Siç është diskutuar javët e fundit, Penov ka vendosur që aktivisht të kthehet në politikë dhe të udhëheqë portofolin e partisë së tij Liberal Demokratike, të cilën deri më tani po e udhëheq Goran Milevski, i cili ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij si lider partie, por edhe si ministër i Pushtetit Lokal, përcjell INA.

Sipas Netpress, spekulohet se kryeministri do të bëjë riorganizim të kabinetit qeveritar me bashkëpartiakë, kështu që Mile Zeçeviq, i cili u bë sekretar i përgjithshëm i LSDM-së me marrjen e partisë në pushtet nga Kovaçevski, do të zëvendësojë Oliver Spasovskin në MPB.

Sipas të njëjtave burime, përflitet se edhe ish-kryetari i Shkupit, Petre Shilegov do të emërohet ministër i Transportit dhe Lidhjeve..

Pasi ish-kryetari i Shkupit, Risto Penov, konfirmoi se ka pranuar ofertën për të qenë ministër i Pushtetit Lokal në Qeveri, në prapaskenë po përflitet se do të ketë edhe disa riorganizime në kabinetin ministror të kryeministrit Dimitar Kovaçevski, shkruan portali Netpress.

Siç është diskutuar javët e fundit, Penov ka vendosur që aktivisht të kthehet në politikë dhe të udhëheqë portofolin e partisë së tij Liberal Demokratike, të cilën deri më tani po e udhëheq Goran Milevski, i cili ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij si lider partie, por edhe si ministër i Pushtetit Lokal, përcjell INA.

Sipas Netpress, spekulohet se kryeministri do të bëjë riorganizim të kabinetit qeveritar me bashkëpartiakë, kështu që Mile Zeçeviq, i cili u bë sekretar i përgjithshëm i LSDM-së me marrjen e partisë në pushtet nga Kovaçevski, do të zëvendësojë Oliver Spasovskin në MPB.

Sipas të njëjtave burime, përflitet se edhe ish-kryetari i Shkupit, Petre Shilegov do të emërohet ministër i Transportit dhe Lidhjeve në vendin e Bllagoj Boçvarskit.

Për momentin nuk ka të dhëna se në cilat pozita do të largoheshin ish-ministrat socialdemokrat që plotësojnë dy portofolet e përmendura. Kohët e fundit, mediat raportuan për një gjoja përplasje mes dy fraksioneve në LSDM, në përpjekjen e Kovaçevskit për të vendosur kontroll të plotë të tij në disa institucione të rëndësishme shtetërore.

Ndërkohë, pritjet janë se çfarë do të ndodhë në BDI dhe se Ali Ahmeti a do të marrë parasysh letrën publike me kërkesa të të ashtuquajturit “Grupi i Zjarrit”, që kërkon largimin e Artan Grubit nga kabineti qeveritar, por duke kërkuar që të largohen edhe ministrat e tjerë për shkak të mungesës së rezultateve. (INA)

Loading...