‘Kam edhe një skenë intime’, Arjola pjesë e një filmi me metrazh të shkurtër

Aktorja e njohur shqiptare ka bërë një deklaratë që ka ngjallë shumë vëmendje.

Konkurentët e përzgjedhur brenda shtëpisë së ‘’Big Brother Vip’’ janë tepër të suksesshëm në jetën publike dhe në profesionet e tyre specifike.

Me njëri-tjetrin, ata shpesh herë diskutojnë lidhur me vështirësi të shumta që i është dashur të kalojnë në karrierë apo edhe për plane të së ardhmes.

Mëngjesin e sotëm ishte Arjola e cila tregoi për Monikën dhe Sheilën se është në pritje të publikimit të një filmi me metrazh të shkurtër, pjesë e stafit të së cilit është edhe ajo.

‘’Kam bërë një film tani së afërmi, mezi po pres të publikohet. Ishte shumë e vështirë pasi duhet të komunikoja vetëm me sy dhe nuk mund të flisja aspak’’,- tha Arjola.

Ajo shtoi se në film i është dashur të xhirojë edhe një skenë intime.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey