“Kam hallet e mia”, çfarë tha në gjykatë drejtori i bankës që i zhvati 30 mijë dollarë klientit në Tiranë

Drejtori i filialit të Alpha Bank në Tiranë, Florant Nako i është caktuar sot masa e sigurisë, ndërsa gjykata vendosi ta lërë atë në burg. 35-vjeçari akuzohet se duke shfrytëzuar pozicionin e drejtorit dhe aksesin që kishte në llogaritë rrjedhëse i ka vjedhur një klienti 30 mijë dollarë.

Ai është shfaqur i penduar para togave të zeza. I pyetur nga gjykatësi se presë e kreu veprimin ai tha; “Jam i tronditur, kam hallet e mia”. Nako akuzohet për vjedhje dhe “shpërdorim të detyrës”.

VJEDHJA
Vjedhja ka ndodhur nëpërmjet një transaksioni që Nako e ka kryer me e-mail, duke përdorur të dhënat e klientit.

Ka qenë vetë Alpha Bank qe ka konstatuar diçka të parregullt në llogarinë e klientit dhe e ka denoncuar shkeljen ne Policinë e Tiranës. Gjithashtu, banka ka ndërmarrë të gjitha masat e duhura, sipas procedurave të saj të brendshme dhe kuadrit ligjor, duke bashkëpunuar ngushtë me organet kompetente për zbardhjen e çështjes dhe mbrojtjen maksimale të interesave të klientit.

Pas një hetimi disa mujor dhe gjurmimit të llogarive ku ishin derdhur paratë, u zbulua se autor i vjedhjes ishte vetë drejtori i filialit te bankes. Ai u arrestua pasditen e së martës në Tiranë nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Mbi të rëndon akuza e “Vjedhjes se kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey