“Kam patur një histori me Romeon”, Vajza misterioze habit me deklaratën

Jori Mersin është një agjente imobilare e cila ka qenë e ftuar në emisionin “Një gotë rose” nga Rozana Radi. Teksa kanë biseduar për “BBV3”, ajo ka treguar se ka patur një flirt veror me një nga personazhet e këtij edicioni, por ajo nuk ka preferuar ta tregojë emrin. Mesa duket bëhet fjalë për Romeon […]

shkurt 20, 2024 - 23:00
 0  3
“Kam patur një histori me Romeon”, Vajza misterioze habit me deklaratën

Jori Mersin është një agjente imobilare e cila ka qenë e ftuar në emisionin “Një gotë rose” nga Rozana Radi.

Teksa kanë biseduar për “BBV3”, ajo ka treguar se ka patur një flirt veror me një nga personazhet e këtij edicioni, por ajo nuk ka preferuar ta tregojë emrin.

Mesa duket bëhet fjalë për Romeon Veshajn, marrëdhëniet e të cilit janë shumë të komentuara në media.

Moderatorja Rozana Radi ka ngulmuar për emrin dhe Jori i ka dhënë disa detaje. Ajo tregon se ata të dy kanë qenë në një club në Milano, ndërsa personi në fjalë po kërcente me dikë tjetër e po shihte Jorin.

Por duke u përpjekur të fshehë emrin, Xhani Demnika ka thënë se bëhet fjalë për Romeo Veshaj, për të cilin Jori ka qeshur duke e pohuar.