“Kam shumë vite pa pasur dikë afër”, Beatrix shpërthen në lot kur flet për lidhjen me Donaldin

Lidhje e Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshja në Big Brother VIP ka bërë bujë të madhe dhe raporti i tyre po vazhdon të komentohet.

Kjo edhe për faktin që aktori konsiderohej se kishte lënë jashtë shtëpisë një histori tjetër dashurie me prezantuesen, Bora Zemani.

Madje Bora dhe Donaldi realizuan një takim romatik në javët e para të spektaklit që mendohej si një ribashkim mes tyre.

Por, gjërat ndryshuan kur ai filloi të shihej i afërt me Beatrix dhe dyshja prej javësh po shijojnë një romancë, për të cilën së fundmi ka folur edhe vet këngëtarja.

Gjatë një diskutimi me banorët, Beatrix shihet e përlot teksa flet për Donaldin, duke thënë se ka vite që nuk ka qenë në lidhje.

“Po më vjen keq se është gjithçka në jetë për mu, se kam shumë vite pa pasur dikë afër në krah, dhe ndodhi në Big Brother, a me u çmend, jam në siklet”, ka thënë Beatrix e prekur emocionalisht.

Ndryshe, kujtojmë që të premten nga vota e publikut u eliminua Sabiani, pas më shumë se 60 ditësh qëndrim në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey