Auto Draft

Kampioni i botës vazhdon me Çellsin për 2 vite

Kampioni i botës vazhdon me Çellsin për 2 vite
Kampioni i botës vazhdon me Çellsin për 2 vite

Sulmuesi francez Olivier Zhiru, kampion bote me Francën, do të qëndrojë te Çellsi edhe sezonin e ardhshëm. Sipas “The Sun”, klubi londinez do t’i rinovojë kontratën 32-vjeçarit, për të evituar rikthimin e tij në Francë. Pritet që Çellsi t’i ofrojë një kontratë 1+1 (një vit me të drejtë rinovimi edhe për një vit). Kontrata aktuale e sulmuesit me “blues” skadon në fund të këtij sezoni (30 qershor). Sulmuesi është aktivizuar pak tani që në stol është trajner Mauricio Sarri, por kjo nuk do të pengojë Çellsi t’i rinovojë kontratën. Klubi e konsideron sulmuesin francez me përvojë, ndaj është gati t’i ofrojë një kontratë të mirë, si në kohëzgjatje (2 vjet në total) ashtu dhe në aspektin financiar. Me Çellsin ai ka realizuar 17 gola në 62 ndeshje në total në 18 muaj (ka ardhur në janar të 2018-ës).

Loading...



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk May 21, 2019 10:53 am ne Sport. ne link https://lajme.mk/?p=146530
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit