Sir Mo Farah është legjendë olimpike e Britanisë së Madhe, me 4 medalje të arta të fituara në Lojërat Olimpike të Londrës dhe Rios. Mirëpo, ai nuk quhet Mo Farah. Legjenda britanike vendosi që më në fund të ndajë me publikun historinë e tij të dhimbshme, që s’është përmendur kurrë më parë, përcjell Gazeta Metro.
Sir Mo i tha në një intervistë BBC’së se ai ishte zhvendosur nga Xhibuti në moshën nëntë vjeç, iu dha një emër i rremë dhe u detyrua të kujdesej për fëmijët e një familjeje tjetër.
Atleti kishte thënë më parë se kishte shkuar në Mbretërinë e Bashkuar nga Somalia me prindërit e tij si refugjat.
Por në një dokumentar që do të transmetohet të mërkurën, ai zbulon se prindërit e tij nuk kanë qenë kurrë në Britani.
Babai i tij u vra me armë zjarri në Somali, nëna dhe dy vëllezërit e tij jetojnë në fermën familjare në shtetin e shkëputur të Somaliland.
Sir Mo tregon për programin se emri i tij i vërtetë është në fakt Hussein Abdi Kahin.
Downing Street tha se puna për të gjetur autorët e këtij krimi duhet të vazhdojë, ndërsa lavdërimet kanë ardhur nga një shumëllojshmëri e gjerë figurash në jetën publike britanike./gazetametro.net
https://www.bbc.com/terms