Kancelari Scholz mirëpret vendimin në Shkup: Ju dhe Shqipërinë ju duam në BE

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka mirëpritur vendimin e Kuvendit maqedonas për të miratuar propozimin francez, vendim ky që hap rrugën drejtë çeljes së negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke qenë se dy vendet tona janë së bashku në këtë proces.

Me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, Scholz u shpreh se e mirëpret vendimin e Parlamentit maqedonas dhe se kjo hap rrugën për konferencën e parë me BE-në.

“E përshëndes votën e parlamentit maqedonas që hap rrugën për konferencat e para të anëtarësimit të Bashkimit Evropian me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ne ju duam si anëtarë të Bashkimit Evropian dhe do të jemi pranë jush gjatë gjithë rrugës!”, ka shkruar Kancelari gjerman. (INA)

I welcome the vote of the Macedonian 🇲🇰parliament paving the way for the first accession conferences of the European Union 🇪🇺 with North Macedonia and Albania. We want you as members of the European Union and will be at your side all the way!

— Bundeskanzler Olaf Scholz (@Bundeskanzler) July 16, 2022

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey