Kandidatët e fshehtë të LDK-së për kryetar të partisë? – deputeti i tregon se a ka koncenzus për kryetar në LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka arritur ende asnjë koncenzus për kandidatë për kryetar të kësaj partie për zgjedhjen e brendshme që do të mbahen më 3 gusht.

Megjithëse nga LDK konfirmohet se kanë shprehur interesimin disa kandidatë për ta fituar postin e të parit të kësaj partie, nuk bëhet e qartë për kandidatët e mundshëm të cilët duan ta udhëheqin LDK-në.

Deputeti i LDK-së Arben Gashi, për Gazetën Online Insajderi, ka thënë se deri më tash nuk është arritur ndonjë koncenzus për kandidatë për kryetar të kësaj partie.

“Me sa di unë nuk ka ndonjë koncenzus, ka kandidatë që kanë shprehur ambiciet, mendojë se janë kandidatë të mirë dhe presim që gara të zhvillohet në ditën e shtunë kur do të mbahet kuvendi zgjedhor”, ka deklaruar Gashi.

Kur është pyetur lidhur me kandidatët e mundshëm për kryetar të LDK-së ai ka thënë se nuk preferon të tregojë emra meqenëse ata kandidatë nuk kanë dalur publikisht.

“Nuk është e drejtë e imja me përfol emra përderisa ata vet nuk janë deklaruar ende”.

“Mund të shihet që janë disa kandidat që kanë shprehur interesim tek strukturat e partisë për të pasur përkrahje që është normale kur jemi në faza finale është krejtësisht normale të shprehet interesimi për kandidatë të ndryshëm”, ka deklaruar Gashi për Insajderin.

Gashi po ashtu është shprehur optimist se LDK do të ketë pjekurin e mjaftueshme për ta tejkaluar këtë proces të brendshëm.

“Shpresoj që do të ketë LDK një pjekur të mjaftueshme që ta përballojë lehtësisht këtë proces zgjedhor pas një faze relativisht të tensionuar në teren besoj se do të kemi një mbyllje të suksesshme për këtij procesi”, ka deklaruar Gashi.

Kujtojmë që më 3 gusht LDK do t’i mbajë zgjedhjet e brendshme për ta zgjedhur kryetarin e kësaj partie./Insajderi.com

The post Kandidatët e fshehtë të LDK-së për kryetar të partisë? – deputeti i tregon se a ka koncenzus për kryetar në LDK appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Loading...



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk July 30, 2019 3:36 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=147730
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit