Kandidatët për komuna – të lodhur, jo kreativ, pa ide dhe projekte

Ndonëse ende zyrtarisht nuk ka filluar fushata për zgjedhjet lokale në Maqedoni, kandidatët për komuna duket të lodhur, jo kreativ dhe pa ndonjë ide interesante, shkruan agjencia e lajmeve INA.

Për dallim prej zgjedhjeve lokale në Kosovë ku kandidatet po promovojnë projekte të ndryshe, duke filluar nga ndërtimi i parqeve, vendparkimeve, shtigje e për biçikleta, stacione ku mbushen biçikletat dhe trotinetët elektrik, transport publik falas për të gjithë, sistem të ujitjes nëpër parqe, qendra digjitale kreative, spitale, çerdhe e shumë projekte, tek ne në Maqedoni, s’kemi asnjë ofertë.

Por, nuk është vetëm kjo në kandidatët po vizitojnë familje për ti dëgjuar hallet e tyre, po realizojnë takime me të rinjtë, duke u bërë pjesë e Lojrave dhe garave të ndryshme argëtuese.

Shkurt atje kemi një ofertë konkrete, se sa realizohet dihet, jetojmë në Ballkan, por të paktën të dëgjojmë diçka të mirë, qoftë edhe gënjeshtër që na bën të shpresojmë për një kohë. (INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey