Kandidati i Kërçovës tek Ahmeti në selinë e BDI-së, çfarë porosie po përcjellin?!

Kandidati i përfolur i BDI-së, Xhevdet Spahiu ka publikuar një fotografi në facebook i shoqëruar nga kreu i kësaj partie, Ali Ahmeti në selinë e BDI-së.

Spahiu ka përcjell edhe një mesazh duke lënë për të kuptuar se ai do të jetë kandidati për Kërçovën. Ja mesazhi i tij:

“Takim pune ne seline e BDI-se rreth zgjedhjeve lokale ne tetor 2021

Me liderin e BDI-se z. Ali Ahmetin biseduam per sfidat qe na presin, per nevojat dhe kerkesat e qytetarve ne pergjithesi dhe te Kerçovarve ne veqanti.
Do veprojme dhe punojme ne baze te nevojave dhe kerkesave te qytetarve qe jetojne ne vendlindje dhe mërgimtarve. Te gjithe se bashku per ardhmerine e Kerçoves!”, ka shkruar Spahiu.

Përpos tij, kandidaturën për Kërçovën e ka shpallur edhe Fatmir Limani, i cili do të garoj si kandidat i pavarur.(INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey