Kandidati Maksim Dimitrievski i mblodhi 10 mijë nënshkrimet e nevojshme për të garuar për President

Kryetari aktual i Komunës së Kumanovës kryetar i partisë “ZNAM”, Maksim Dimitrievski përmes rrjeteve sociale informoi se i ka mbledhur 10 mijë nënshkrimet e nevojshme të qytetarëve për të marrë pjesë në garën për President në Maqedoninë e Veriut, njofton Portalb.mk. “Mbi 10.000 nënshkrime për President! Ju faleminderit për mbështetjen. Vazhdojmë së bashku deri në […]

shkurt 28, 2024 - 03:00
 0  4
Kandidati Maksim Dimitrievski i mblodhi 10 mijë nënshkrimet e nevojshme për të garuar për President
Maksim Dimitrievski. Foto dërguar nga emaili i tij zyrtar për mediat.

Kryetari aktual i Komunës së Kumanovës kryetar i partisë “ZNAM”, Maksim Dimitrievski përmes rrjeteve sociale informoi se i ka mbledhur 10 mijë nënshkrimet e nevojshme të qytetarëve për të marrë pjesë në garën për President në Maqedoninë e Veriut, njofton Portalb.mk.

“Mbi 10.000 nënshkrime për President! Ju faleminderit për mbështetjen. Vazhdojmë së bashku deri në fitore përfundimtare!”, ka shkruar DimitrievskiFejsbuk.

Ndryshe, prej gjithsej 11 kandidatëve, deri tani edhe kandidatët Bujar Osmani nga BDI-ja dhe Arben Taravari nga opozita kanë arritur të sigurojnë nënshkrimet.

Zgjedhje të dyfishta

Zgjedhjet e shtata presidenciale, sipas marrëveshjes politike, do të mbahen më 24 prill, ndërsa zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare do të mbahen më 8 maj, të cilat kësaj radhe do të jenë të rregullta. Nëse do të ketë raund të dytë të zgjedhjeve presidenciale, ato do të përkojnë me zgjedhjet parlamentare dhe do të mbahen më 8 maj.

Fushata për zgjedhjet presidenciale do të fillojë më 4 prill dhe zgjat deri më 22 prill, kur edhe fillon heshtja që zgjat deri më 24 prill.

Fushata për zgjedhjet parlamentare do të fillojë më 18 prill dhe do të zgjasë deri më 6 maj.

Gjatë heshtjes për zgjedhjet presidenciale do të vijojë fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare.