Kane e dëshiron transferimin te kjo skuadër

Sipas të gjitha gjasave, Harry Kane do të largohet nga Tottenham Hotspur gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton Zeri.info.

Sulmuesi anglez disa herë e ka përsëritur se dëshiron të luajë në ndeshje të mëdha dhe të fitojë trofe, diçka që po i mungon te skuadra londineze. Sipas raportimeve nga Anglia, kapiteni i “Tre Luanëve” dëshiron transferimin te Manchester City.

Kampioni anglez gjithashtu ka shprehur interesim për të, i cili te “Qytetarët” shihet si zëvendësues i Sergio Agueros. Në anën tjetër, “Daily Mail” shkruan se Tottenhami dëshiron që në marrëveshje të përfshihet edhe Gabriel Jesus. Mbetet të shihet në afatin kalimtar të verë se cili do jetë destinacioni i radhës i Harry Kanes. /Zeri.info

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey