“Kanë vrarë Lanin”/ Vrasja e Billës, Adiola Lakra : Si rashë në dashuri me hasmin e ish të dashurit

25-vjeçari me epilepsi u la në burg për drogë, nëna e tij bën apel për ta liruar: Ka shumë sëmundje…

25-vjeçari me epilepsi u la në burg për drogë, nëna e tij bën apel për ta liruar: Ka shumë sëmundje…Adiola Lakra, 26-vjeçarja e arrestuar si bashkëpunëtore në ekzekutimin e 40-vjeçarit Hekuran Billa, ka dëshmuar para oficerëve gjyqësorë duke treguar lidhjen me viktimën dhe njohjen me hasmit e tij.

Ajo ka shpjeguar se ka qenë në një lidhje me Billën, ndërsa ditën e ngjarjes ishte nisur për ta takuar atë në zonën e “Komunës së Parisit”. Sipas 26-vjeçares, nuk ka qenë ajo që e ka nxjerrë në pritë të dashurin e saj. Po ashtu, Lakra ka treguar edhe se si është njohur dhe lidhur me Sebastian Malin para dy viteve, nipi i Viktor Markut, i dyshuari kryesor për vrasjen e Billës.

“U lidha me Sebastian Malin para dy viteve, sapo kishim ardhur në Tiranë, ku jetoj me familjen. Në një parukeri u njoha me Lule Malin, e ëma e Sebastian Malit. E më pas u lidha me Sebastian Malin. Një ditë Sebastiani më mori telefonin, më tha dua të shoh diçka dhe klikoi një llogari me emrin Lani Billa në ‘Instagram’ e më pas i bëri ftesë. E pyes se kush është dhe më tha se ishte hasmi i tij. Por mos ki merak më tha, se nuk jam budalla të të fus ty dhe familjen tënde në siklete. Personi me emrin Lani Billa ma pranoi ftesën, ne filluam të flasim dhe unë fillova ta pëlqej. Ai më tha se jetonte në Anvers, Belgjikë”, ka thënë Lakra, ndërkohë që ka theksuar se u lidh me Billën në muajin nëntor të vitit 2019.

“U lidhëm në nëntor të 2019-ës, takoheshim gjithmonë pranë qendrës tregtare pasi Lani jetonte me qira aty afër”.

Në atë kohë, Lakra tregon se i ka dhënë fund lidhjes me Sebastianin. “Unë ndërkohë u ndava nga Sebastiani, i thashë që më pëlqen Lani dhe ai më tha të vazhdoj jetën time”.

Më tej, 26-vjeçarja ka treguar se çfarë ndodhi ditën e ngjarjes dhe komunikimi me 40-vjeçarin para se të takoheshin.

“Ditën e ngjarjes e lamë se do të takoheshim në darkë”, shton më tej Lakra. Hekuran Billa i ka shkruar të dashurës se vonohej, pasi kishte punë në Doganën e Durrësit. Atë ditë, vajza ka folur me viktimën në orën 17:00 të pasdites.

Në orën 20:00 e lamë që do të takoheshim për një orë, – rrëfen Adiola, – u nisa me makinën time, por rrugës kishte shumë trafik. Hapa telefonin dhe pashë çfarë kishte ndodhur, kishte ndodhur një vrasje”, shton më tej e dyshuara, që këmbëngul se lënia e takimit me të dashurin dhe vrasja e tij ishin një rastësi.

“U ktheva dhe parkova makinën në garazh, aty pashë Sebastianin duke qarë dhe duke i rënë timonit me grushte”, shton më tej ajo.

“Kur unë po qaja më pa Lulja, mamaja e Sebastianit dhe më pyeti se çfarë kisha. I thashë: ‘Kanë vrarë Lanin’”.

Kur grupi i hetimit e pyeti të dyshuarën se ku e ka lënë telefonin, 26-vjeçarja është shprehur:

“E theva nga dëshpërimi”.

Në total, pas arrestimit të Lakrës, shkon në 3 numri personave që janë vënë pranga. Pas hekurave qëndron Viktor Marku, si autori kryesor i dyshuar, dhe Sebastian Mali, nipi i Prel dhe Viktor Markut.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey