Kanosi me armë zjarri fqinjën e saj 29-vjeçare, arrestohet 57-vjeçarja. (Detajet)

Vajza e Lutfi Haziri shfaqet provokuese nga dhoma e gjumit

Vajza e Lutfi Haziri shfaqet provokuese nga dhoma e gjumit

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 57-vjeçare, e cila ka kanosur me armë zjarr fqinjën e saj.

Sipas njoftimit të policisë, e arrestuara është shtetasja me inicialet N. P., 57 vjeçe, banuese në Hamallaj, Durrës.

“Kjo shtetase, më datë 14.05.2020, në Hamallaj, Durrës, ka kanosur me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasen A. K., 29 vjeçe, banuese në Tiranë”, bën me dije policia.

Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuares i janë gjetur një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasen N. P., 57 vjeçe, banuese në Hamallaj, Durrës.

Kjo shtetase, më datë 14.05.2020, në Hamallaj, Durrës, ka kanosur me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasen A. K., 29 vjeçe, banuese në Tiranë.

Pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në një shtëpi të braktisur, disa metra larg banesës së shtetases N. P., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë dhe 27 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Kanosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey