Kaos në funeralin e gjeneralit/ U shtypën nga turma, mbi 50 të vdekur në Iran

Mbi 50 persona kanë humbur jetën dhe 213 të tjerë janë plagosur, pas një shpërthimi të turmës në ditën e fundit të funeralit të Qassem Soleimani dje në Iran.

Lamtumira e gjeneralit u shndërrua në një kaos, pasi mijëra njerëz u zhvendosën në qytetin e tij të lindjes në Kerman, aty ku ai do varrosej.

Me një numër të madh të të pranishmëve për të parë arkivolin e Soleimanit, mediat shtetërore thanë që mbipopullimi kishte shkaktuar një “shtypje”, e cila la së paku 50 njerëz të vdekur dhe 213 të plagosur.

Ndërkohë pamjet që qarkullojnë në internet tregojnë mjekët e urgjencës, të cilët u përpoqën në mënyrë të dëshpëruar të shpëtonin njerëzit.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey