Kapacitetet e Klinikës Infektive në Shkup janë të stërmbushura

Kërkesa për shtretër në Klinikën Infektive nga pacientët e infektuar me Kovid-19 është shumë më e madhe sesa kapaciteti i klinikës në fjalë. Kështu u shpreh në emisionin e sotëm infektologu Fadil Cana, sipas të cilit në këto momente po ndodh ajo që alarmohej prej kohësh se vala e vjeshtës do të jetë me vështirë dhe do të rëndoj sistemin shëndetësorë të vendit.

“Kapacitete e klinikës Infektive lirishtë mund të thuhet se janë të stërmbushura, ditët e fundit, flas nga dita e djeshme dhe dita e sotme numri i kërkesës për shtrim në spital është më i madh sesa mundësia dhe kapaciteti i Klinikës Infektive. Sa i përket gjendjes, lirishtë mund të thuhet se ajo që gjatë gjithë kohës alarmoheshe muaj më parë se numri do të jetë shumë më i madh në këtë fazë vjeshte-dimërore, ajo veçse këtyre ditëve po ndodh. Unë vetëm mund të konkludoj se ditët në vijim, javët, muajt e ardhshëm, 2-3 muajt e ardhshëm do të jenë më kritike se sa ajo që jemi në ditën e sotme, kjo ndoshta tingëllon si jo-shpresëdhënëse, por është një realitet që ndodh me të gjitha sistemet shëndetësore”, tha Cana.

Rritja enorme e numrit të të infektuarve në ditët e fundit dhe moskujdesi i mjaftueshëm institucional ndaj sistemit shëndetësorë, sipas infektologut Cana do të ketë çmimin e vet.

“Shtimi i rasteve që po ndodh në të gjithë globin e posaçërisht këtu në Evropë, dëshmon se ajo përparësia që duhej t’i jepej kujdesit shëndetësorë në krahasim me ekonominë, do të thotë se sistemet shëndetësore nuk e kuptuan me seriozitet këtë pandemi, dhe ja çmimi i atij moskuptimi të drejtë të gjendjes, si duket në ditët që do të vijnë do të ketë çmimin e vetë”.

The post Kapacitetet e Klinikës Infektive në Shkup janë të stërmbushura appeared first on ShqipMedia.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey