Kapen 53 emigrantë në Kumanovë! Arrestohet 39-vjeçari

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se në stacionin pagues “Romanovc”, mbrëmë në orën 22 nëpunës të policisë nga Departamenti për Punë Kufitare dhe Emigrime e kanë privuar nga liria A.Q. (39) nga fshati Stojkovë i Gjevgjelisë pasi në automjetim të cilën e drejtonte u gjetën 53 emigrantë.

Nga MPB njoftojnë se gjatë kontrollit të automjetit të mallrave “man” me gjysmërimorkio “shmitz”, të cilën e drejtonte në drejtim prej Kumanove drejtë Shkupit, janë gjetur 53 persona – emigrantë, prej të cilëve 34 persona nga India dhe 19 persona nga Kuba.

“ Emigrantët janë vendosur në Qendrën transitore “Tabanoc”, ndërsa shoferi A.Q. i është dorëzuar zyrtarëve policorë nga SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme. Ndaj tij do të ngrihet akuzë përkatëse pas dokumentimit të plotë të rastit”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey