Kapen persona me çertifikata false të vaksinimit në kufirin Kosovë – Maqedoni

Policia e Kosovës njofton se gjatë pasdites së sotme, zyrtarët policorë në vendkalimin kufitar me Maqedoninë e Veriut, respektivisht në SP Hani i Elezit janë evidentruar tri raste të falsifikimit të çertifikatave për Covid-19.

“Me datë 25.01.2022, gjatë orëve të pasdites Policia Kufitare e Kosovës, konkretisht zyrtarët policor nga Stacioni policor kufitar Hani Elezit gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore në intervale të ndryshme kohore në linjën hyrëse kanë hasur në tri raste, ku gjatë kontrollit dhe verifikimit të dokumentacioneve të identifikimit, tre personave të dyshuar iu janë gjetur çertifikata të vaksinimit të Covid-19, që dyshohen të jenë të falsifikuara”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey