Kasami dhe Hoxha takuan eurokomisarin për zgjerim Varhejli

Kryetari i Lëvizjes, Bilall Kasami i shoqëruar nga zëvendëskryetari Arjanit Hoxha sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u takuan me eurokomisarin për zgjerim, Oliver Varhejli.

Lajmi është bërë i ditur nga zëvendëskryetari i kësaj partie, Arjanit Hoxha.

“Sot, së bashku me kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut realizuam takim me Komisionerin e Bashkmit Evropian për zgjerim dhe fqinjësi të mire, Oliver Varhejli. Në takim u bisedua për aktualitetin politik në vend, krizën ekonomike të shkaktuar nga Covid-19 si dhe krizën energjitike botërore. Me komisionerin Varhejlli biseduan edhe për tejkalimin e problemit me Bullgarinë dhe zgjidhjen e shpejt që vendi të ec përpara.

Hapja e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të ndodh sa më shpejt që vendi të bëhet pjesë e familjes së madhe Europiane.

Komisionerin e falenderuam për angazhimin e tij ndaj proceseve për anëtarsimin e vendeve në Bashkimin Europian”, theksoi Arjanit Hoxha. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey