Kasami, Durmishi dhe Fetai rrogat e tyre i dhurojnë për punonjësit e ndërmarrjes komunal NPK “Tetova”

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami bashkë me kryetarin e këshillit komunal, Besar Durmishi dhe drejtorin e Ndërmarrjes komunale NPK “Tetova”, Nuredin Fetai rrogat e tyre do ti dhurojnë për punonjësit e NPK “Tetova”.

Ky propozim sot është bërë nga kryetari i këshillit, Besar Durmishi në seancën e sotme të këshillit komunal. NPK “Tetova” është ndërmarrja për pastrim, gjelbërim dhe mirëmbajtje e kësaj komune, e cila po përballet me krizë financiare, për shkak të borxhit të trashëguar në vlerë prej 9.7 milionë euro. Punëtorët e saj tanimë tre muaj nuk kanë marrë rrogat, ndërsa kreu i komunës ka theksuar se po punon për të zbutuar situatën dhe për të gjetur një zgjidhje, përmes partneritetit publiko-privat. (INA)

Loading...