Kasami e takoi ambasadoren e Gjermanisë, siguron mbështetje

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot është takuar me Ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, Anke Holstein.

“Në takimin e sotëm me Ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, Anke Holstein, u konfirmua bashkëpunimi i shkëlqyeshëm dhe mbështetja e vazhdueshme që Gjermania i ofron vendit tonë dhe Komunës së Tetovës për një zhvillim më të shpejtë ekonomik.

Në këtë takim ne theksuam gjithashtu se ndihma dhe përvoja e komunave të Gjermanisë është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne si Komunë.
Thellimi i bashkëpunimit është prioriteti ynë”,deklaroi Kasami. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey