Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami shpërblenë punonjësit e komunës për festën e Bajramit.
“Të nderuar punonjës të komunës, gjatë kësaj jave në llogaritë tuaja bankare u është lëshuar gjysma e vlerës së pagës (regres) në prag të festës së Fitës Bajramit. Përkundër vështirësive financiare dhe bllokimeve të shumta, komuna e Tetovës vazhdon me përkushtimin maksimal në shërbimin e qytetarëve dhe në reformën administrative. Prandaj edhe përkushtimi ynë në këtë drejtim është i vazhdueshëm!
Me këtë, dëshmojmë përkushtimin tonë për më të mirën e qytetit!”, ka njoftuar Kasami.
Ky është një rast i rrallë që ka bërë një kryetar komune në Maqedoninë e Veriut.(INA)