Kasami në çerdhen “Rinia” shpërndan pako për fëmijë për Fitër Bajramin

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot në çerdhen “Rinia” ka shpërndarë pako për fëmijë për Fitër Bajramin.

“Fëmija është gjëja më e çmuar që na ka falë Zoti, andaj ne jemi të obliguar që t’i bëjmë ata të lumtur!

Sot me rastin e festës së Fitër Bajramit, bashkë me shoqatën humanitare “Agimi i Bamirësisë”, ndamë 200 pako për fëmijët e çerdhes “Rinia” në Tetovë. Gjithashtu, falënderoj shoqatën “Agimi i Bamirësisë” për shpërndarjen edhe të 300 pakove të tjera për fëmijët në prag të festës së Bajramit dhe aktiviteteve humanitare të tyre gjatë muajit të Ramazanit.
Komuna e Tetovës është e gatshme si çdoherë për bashkëpunime me shoqata të ndryshme, afaristë, qytetarë e intelektual të cilët e duan qytetin dhe duan të japin kontributin e tyre për një Tetovë më të mirë dhe të zhvilluar!”, theksoi Kasami.

Ai në kuadër të kësaj feste ka takuar edhe krerë dhe imam nga rajoni i Tetovës, brenda pritjes për Bajram, duke përcjell urimet për festën tonë të shenjtë, Fitër Bajramin. (INA)

(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey