Kasami në iftar me gazetarët: Liria e shprehjes është e shenjtë

Lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka bërë iftarë me gazetarët dhe punonjësit e mediave në Tetovë.

Ai ka thënë se do të vazhdojë të luftoj për lirinë e shprehjes dhe medias, përcjell agjencia e lajmeve INA.

“Kënaqësi që sot të marr pjesë në iftarin e përbashkët me gazetarët dhe punonjësit e mediumeve të qytetit tonë, të cilët janë gjithnjë në terren për të informuar drejtëpërsëdrejti qytetarët tanë, për të pasqyruar punën tonë dhe për të na kritikuar në momentin kur ne jemi gabim. Gazetarët dhe mediat janë shtyllat e jetës demokratike. Liria e shprehjes, transparenca dhe llogaridhënia është ajo për të cilën ne jemi zotuar për një qeverisje më ndryshe dhe më të mirë.

Ne, mbetemi të angazhuar për t’a ruajtur dhe kultivuar bashkërisht hapësirën e lirisë së mediave si një dimension shumë i rëndësishëm në procesin e evoluimit të jetës demokratike dhe institucionale në qytetin tonë.

Liria e shprehjes është e shenjtë dhe ne e respektojmë atë deri në fund. Mirënjohje e pafundme për gazetarët tanë! 🙏😇”, është shprehur Kasami.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey