Kasami: Ne jemi të hapur për bashkëpunim në zgjedhjet lokale, por partitë tjera shqiptare refuzojnë (VIDEO)

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në një intervistë për “Balkan Talks” në Euronews Albania ka theksuar se partia që drejton ai është e gatshme për koalicionim me partitë shqiptare në komunat ku rrezikohet drejtimi i tyre nga shqiptarët.

Kasami ka qartësuar strategjinë për zgjedhjet lokale, ku në një nga pyetjet që i’u parashtrua nga gazetari Franko Egro se a do bashkëpunojë me partitë e tjera shqiptare apo do garojë e vetme në zgjedhjet lokale të nëntorit, ai ka deklaruar se Lëvizja BESA është e hapur për bashkëpunim në zgjedhjet lokale, por partitë tjera shqiptare refuzojnë

“Unë dhe subjekti që drejtoj shumë herë kemi marrë iniciativa për bashkëpunim me partitë tjera shqiptare, por nga partitë tjera nuk kemi marrë mbështetje për shkak të kapriçove të tyre”, ka theksuar Kasami, duke shtuar se nuk pret bashkëpunim në këto zgjedhje, por gjithsesi e lë derën e hapur për bashkëpunim me të gjitha partitë. Ndiqeni Intervisten VIDEO

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey