Kasami në konakun e Jasharajve për Bajram

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka vizituar për Bajram familjen e Jasharajve.

“Ky Bajram nuk kishte se si të përfundonte ndryshe pa bakllavan e Bacit Rifat, në kullën e lavdishme, kullën e rezistencës e historisë, në kullën e Jasharajve. Bashkë me Adnan Azizin, bashkëveprimtarin e Adem Jasharit, Ismet Shabani- Gishti si dhe Ahmed Zabelin e uruam këtë Bajram të paqes, solidaritetit, dashurisë e dhembshurisë. Falënderoj bacin Rifat, Lulin por edhe familjen Jashari për këtë mikpritje vëllazërore.

Historia juaj është historia jonë. Është historia dhe krenaria e të gjithë kombit shqiptarë!”, ka shkruar Kasami.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey