Kasami në “Konferencën Ndërkombëtare të Pushtetit Lokal” në Bursa të Turqisë

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami po merr pjesë në qytetin e Bursës në “Konferencën Ndërkombëtare të Pushtetit Lokal” ku ishin pjesëmarrës mbi 500 komunave në mbarë botën.

Kasamo është i shoqëruar nga Besar Durmishi e Sedat Sulejmani si dhe kryetarin e komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu – Komuna e Zhelinës.

Ata janë të ftuar nga Unioni i Komunave Turke (TDBB), aktivitet që synon nxitjen dhe zhvillimin e politikave të pushtetit lokal.

“Pata nderin dhe kënaqësinë të kontribuoj me një fjalë përshëndetse ku prezantova Komunën e Tetovës dhe rolin e saj në Maqedonin e Veriut në këtë event ndërkombëtar, kaq të rëndësishëm për Tetovën tonë.

Komuna e Tetovës do të jetë gjithnjë e hapur për bashkëpunime me komuna simotra si mbrenda po ashtu edhe jashtë vendit me qëllim të vetëm thithjen e investimeve të huaja dhe përmisimin e kushteve në qytetin tonë. Me këtë rast bashkëbisedova me kryetarin e komunës së Konjës dhe Bursës për bashkëpunimet e ardhëshme gjithmonë në dobi të qytetarëve tanë!”, theksoi Kasami.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey