Kasami nga Tirana: Integrimi i shqiptarëve në BE opcioni i vetëm për stabilitet dhe zhvillim

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami po merr pjesë në panel diskutimin e frytshëm dhe reflektues në Tiranë nën moton “Të bashkuar dhe jo të ndarë”, të organizuar nga ministria e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka dhe ministri i mbrojtjes Niko Peleshi.

“Në praninë e përfaqësuesve të partive politike shqiptare në rajon, ritheksuam domosdoshmërinë e integrimit shqiptar në rrugën e integrimit evropian. Fillimisht, integrimi jonë si shqiptar, do të përforcon vizionin e përbashkët të hapësirave tona për të qenë pjesë e BE-së. Bashkërisht me përfaqësues nga të gjitha hapësirat shqiptare, të rajonit dhe të Bashkimit Europian riafirmuam nevojën e bashkëpunimit në drejtim të përforcimit të angazhimeve për një proces integrues të përshpejtuar për vendet e Ballkanit Perëndimor. Situata në Ukrainë ka imponuar një qasje tjetër, më urgjente në procesin e integrimeve”, theksoi Kasami.

Sipas tij, përshpejtimi i këtij procesi do të thotë siguri për rajonin dhe të ardhmen europiane.

“Mbetemi të bindur se të bashkuar mund të sigurojmë një të ardhme më të mirë për hapësirat tona dhe për rajonin.
Rruga europiane nuk ka alternativë!
Integrimi i rajonit në BE do të thotë siguri dhe perspektivë për të gjithë.”, tha Kasami.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey