Kasami organizon debat publik për arsimin cilësor

Kryetari i Lëvizjes BESA, njëherit kandidat për kryetar të Tetovës Bilall Kasami së bashku me këshilltarët dhe bashkëpunëtorët e tij organizuan debat publik me temë “Arsim cilësor, mundësi e barabartë për të gjithë”.

Duke shpalosur ofertën zgjedhore, njëkohësisht debatuan me të ftuarit: Prof. Florim Ajdini, Prof. Besa Kadriu, Prof.Bekim Hoxha, Prof. Hatije Etemi, Prof. Ilvije Jashari, Prof. Jetmir Shabani, me të cilët konstatuan se kryetari i ardhshëm i komunës së Tetovës duhet të ketë prioritet problemet bazike me të cilat ballafaqohet arsimi fillor dhe i mesëm.

Bilall Kasami do të angazhohet për pavarësi të plotë dhe depolitizim të skajshëm të institucioneve të arsimit të mesëm dhe fillor duke pasur prioritet rritjen e cilësisë, instalimin e praktikave pozitive të BE-së. Prioritet do të jetë tërheqja e fondeve të BE, arsim inkluziv pa dallime, salla sporti për të gjitha shkollat fillore, pishinë olimpike për nevojat e shkollave të qytetit, zhvillimin e sporteve të ndryshme dhe zhvillimin e sporteve dimërore.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey