Lëvizja BESA ka vijuar tubimin me qytetarët në Në Drenovec për të kërkuar votën për ndryshimin në Tetovë që duhej vijuar
“Na duhet #Shumicënpër8ovën, për qytetin tonë, për qytetarët tanë dhe për projektet zhvillimore në Tetovën tonë. Këshilli komunal na duhet për ta transformuar e digjitalizuar administratën lokale, për llogaridhënje e transparencë për qytetarin.
Shumica për 8ovën në Këshillin komunal na nevojitet që emrat e rrugëve, rrugicave si dhe shkollave të mbajnë emra shqip, për t’i thënë stop mafias urbane, për një qytet me infrastrukturë moderne, me parqe e gjelbërim. Vota juaj është votë për Tetvën!”, ka theksuar Kasami.