Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami po qëndron për vizitë në Bashkinë e Shkodrës.
Ai është mirëpritur nga kryetari i kësaj bashkie, Bardh Spahia.
“Në qytetin e Shkodrës, një nga më të vjetrit në Shqipëri dhe më e madhja në Veriun e Shqipërisë, për t’u mirëpritur nga i pari i këtij qyteti Bardh Spahia. Bukuritë e Alpeve e afërsia me Detin Adriatik, e bënë Shkodrën një qytet mahnitës e mjaft tërheqës. Lidhur me këto, bashkë me kreun e Bashkisë folëm për turizmin në mes të dy komunave si dhe formimin e grupeve ndërinstitucionale për të zhvilluar turizmin veror e dimëror bashkërisht.
Gjithashtu, folëm për bashkëpunimet në sferën e kulturës, artit e sportit me çka Shkodra njihet për festivale të ndryshme pas çka të njejtat të organizohen në Tetovë dhe anasjelltas”, ka informuar Kasami.(INA)