Kasami viziton Tregun e Gjelbërt në Tetovë: Zgjidhja e vetme parkingu nëntokësor

Kryetari i Lëvizjes BESA, njëherësh edhe kandidat për kryetar të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot e ka vizituar Tregun e Gjelbër ku ka dëgjuar hallet e shitësve.

Sipas Kasamit, zgjidhje e vetme për Tregun e Gjelbër në Tetovë është parkingu nëntokësor si rrjedhojë e tollovisë dhe kaosit që bëhet aty.

Kasami për këtë pjesë në programin e tij e ka parashikuar edhe zhvillimin e zonave ekonomike ku qytetarët do të mund t’i absorbojnë produktet e tyre bujqësore.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey