“Katër ditë në javë punë nga gjashtë orë”/ Kryeministrja më e re në botë nis “revolucionin”

Kryeministrja e re e Finlandës ka kërkuar krijimin e një programi më fleksibël, i cili parashikon që të punohet katër ditë në javë dhe dita e punës të jetë 6 orë. 34-vjecarja Sanna Marin, shefja e dytë më e re e qeverisë në botë, argumenton se kjo do t`i lejojë njerëzve të kalojnë më shumë kohë me familjet e tyre.

Marin, nënë e një fëmije udhëheq një koalicion të qendrës së majtë me katër parti të tjera të cilat drejtohen po ashtu nga gratë; tre prej tyre janë nën 35 vjeç.

”Unë besoj se njerëzit meritojnë të kalojnë më shumë kohë me familjet e tyre, me njerëzit e afërt, t`i kushtohen pasioneve që kanë dhe aspekteve të tjera të jetës, siç është kultura”, ka thënë ajo.

Përpara se të bëhej kryeministre, Marin mbante postin e ministres së transportit, dhe gjatë kohës që ishte në atë pozicion, mbështeti idenë e javës më të shkurtër të punës me qëllimin të përmirësohej raporti mes punonjësve dhe produktivitetit.

Në Finlandë aktualisht punohet pesë ditë në javë me nga tetë orë në ditë. Propozimi i shefes së ekzekutivit u mirëprit menjëherë me entuziazëm nga Ministrja e Arsimit, udhëheqësja e Aleancës së Majtë, Li Andersson.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey