Katër rastet e djeshme dolën me variantin indian, ishin jashtë vendit!

“Katër rastet e djeshme të cilat u analizuan, konfirmuan se e kanë variantin indian”, kështu bëri të ditur ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Njëri pacient është në gjendje më të rëndë shëndetësore, ndërkaq të tjerët janë në gjendje stabile.

Këta kanë udhëtuar jashtë shtetit dhe janë anëtarë të dy familjeve që kanë pasur kontakt me njëri-tjetrin.

“Janë anëtarë të dy familjeve”, tha Filipçe, transmeton TV21.

Ka shtuar, se gjendja është stabile dhe se nuk ka rritje të numrit të rasteve as pozitive dhe as atyre që shtrihen në spitale.

Ka paralajmëruar se nga e hëna do të fillojë vaksinimi i fëmijëve, në terren dhe pa termine./TV21

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey