Kë do të mbështesë LSDM në komunat ku shkojnë dy kandidatë të koalicionit? Zaev tregon parimin

Tashmë janë mësuar kandidatët për pjesën dërmuese të komunave të Maqedonisë së Veriut.

LSDM nuk ka kandidat të sajin në Çair, por kë do të mbështesë, atë të BDI-së apo të Lëvizjes Besa, pasi që të dy partitë janë në koalicion parazgjedhor.

Zaev duke marrë për shembull Tetovën, ku në rrethin e parë ka kandidatin e saj, thotë se nëse ndodh që në rrethin e dytë hynë dy kandidatë të partnerëve të koalicionit, atëherë votuesve do t’u bëhet thirrje të votojnë atë çfarë mendojnë ata se është më i mirë për komunën.

“Ja, kur kemi kandidat të LSDM-së, të BDI-së, të Besës, të PDSh-së në Komunën e Tetovës, këtë do të përmend, atëherë është e logjikshme që qytetarët t’i lemë vetë të vendosin përfshirë edhe anëtarët tanë. Do të votojmë të gjithë për kandidatin tonë. Aty ku LSDM nuk ka kandidat, atëherë anëtarëve tanë do t’ua rekomandojmë atë çfarë është më e mira për ata. Do të thotë si ata mendojnë. Në rrethin e dytë, kur do të hyjnë një pjesë e trupit të koalicionit, gjegjësisht një nga partnerët e koalicionit, ose ne, ose BDI, ose Besa, ose të tjerët, logjika thotë të votojnë për atë të koalicionit. Nëse ndodh që të hynë dy nga partnerët e koalicionit dhe vetëm ata janë, atëherë është e logjikshme të jemi parimor dhe koalicioni të qëndrojë prapa të gjithëve, të gjithë anëtarët tanë do të udhëzohen të votojnë ashtu siç mendojnë se është më me rëndësi për partinë e tyre”, tha Zaev, transmeton TV21.

Në Tetovë do të garojnë katër partnerët e koalicionit LSDM, BDI, Besa dhe PDSh, kurse në Çair janë vetëm dy kandidatë të partnerëve të koalicionit qeveritar, BDI-së dhe Besës.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey