Këngëtarja Enxhi Nasufi poston foto me lot në sy: Çdo ditë luftoj me veten për jetën time dhe për ëndrrat e mia

Poston foto me lot në sy, këngëtarja Enxhi Nasufi: Çdo ditë luftoj me veten për jetën time dhe për ëndrrat e mia.

Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit në profilin zyrtar në Instagram copëza nga jeta e saj.

Teksa ka publikuar një imazh duke qarë, Enxhi ka shkruar edhe një mbishkrim i cili është po aq prekës dhe motivues, shkruan lajmi.

Artistja e njohur nga Shqipëria ndër të tjera ka shkruar se ka vendosur që të luftoj me jetën dhe veten për t’i ndjekur ëndrrat që ka.

“Cfare nuk shikoni shpeshhere ne Social Media! Lot, dhimbje, zhgenjim, vuajtje, nerva, humbje, luhatje humori, mosdeshire, ankth, panik, depresion etj etj. Dhe te gjitha keto jane totalisht normale sepse sa me shume kalojne vitet aq me shume e kuptoj ate shprehjen e mamit tim “ jeta nuk eshte fushe me lule” hajde se “do rritesh” dhe do i kuptosh se gjerat jane ndryshe! Po jane! Cdo dite luftoj me veten dhe me askend tjeter per jeten time dhe per endrrat e mia! Ne fakt Cdokush luften me veten e ka , me problemet brenda vetes, me pasigurite, komplekset, veshtiresite por jo cdo njeri i shfaq njesoj! Une kam vendosur te luftoj luften time me veten time dhe fotoja qe shihni eshte nje nga ato ditet e procesit te jetes time! Lufto me betejat e juaja.

Perqafoni Uljet dhe ngritjet ne jeten tuaj! Askush nuk është si ti dhe mbi te gjitha cdokush ndoshta po kalon veshtiresi dhe sfida qe ti nuk i di! Keshtu qe boll u moret me te tjeret, me jeten e te tjereve po gjeni guximin te ktheni syte brenda vetes tuaj! E nese keni qellime ne jete vetja juaj eshte konkurenti numer 1. Te gjitha jane pjese e jetes ne te cilen edhe une sigurisht kam dhe pafund dite qe ndricoj dhe ndihem njeriu me i plotesuar me energjik dhe me konfident ne bote. Ishte çfarë ishte. Kjo është jeta. Përqafoje. (Ju lutem pa lexuar postimin mos me pyesni cfare ke ? Sje mire ? Je semure? Jo sjam semure thjesht “PO RRITEM”)”, shkroi këngëtarja.

Theksojmë se, artistët shqiptarë rrallëherë ndajnë postime motivuese dhe publikojnë imazhe duke qarë derisa me të zbulojnë momente jo edhe të bukura nga jeta e tyre, ndërsa për fansat dhe publikun, mbase mund të jenë edhe motivuese sepse asnjëherë nuk mund ta dimë se çka po kalon dikush në jetë.

Kujtojmë se, ndër ta është Dafina Zeqiri e cila ka edhe projektin muzikor “Duro” tek e cila përshkruan momente të vështira nga jeta, gjithashtu edhe shfaqet motivuese në të njëjtën kohë. Po ashtu, Dafina ka ndarë me publikun dhe fansat eksperiencën e saj tek psikologu, pas vizitës dhe ka treguar se ndihet më mirë, madje ajo ia ka sugjeruar secilit që ka nevojë sepse është diçka normale dhe ndihmon shumë.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey