Kërcënimet me jetë për Arben Ahmetajn, Edi Rama: Ata që kanë probleme me drejtësinë, duhet të… 

Kryeministri Edi Rama ka thyer heshtjen në lidhje me akuzat e bëra nga ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj.   Pas mbledhjes së Asamblesë, në një prononcim për mediat, Rama tha se kush ka çështje me drejtësinë i ka me drejtësinë.  “Për qytetarët mos u shqetësoni sepse duhet të jeni të sigurta që leximin e qytetarëve prej shumë […]

shkurt 11, 2024 - 22:00
 0  5
Kërcënimet me jetë për Arben Ahmetajn, Edi Rama: Ata që kanë probleme me drejtësinë, duhet të… 

Kryeministri Edi Rama ka thyer heshtjen në lidhje me akuzat e bëra nga ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj.  

Pas mbledhjes së Asamblesë, në një prononcim për mediat, Rama tha se kush ka çështje me drejtësinë i ka me drejtësinë. 

“Për qytetarët mos u shqetësoni sepse duhet të jeni të sigurta që leximin e qytetarëve prej shumë vitesh. Ne zhvillojmë anketime për të kuptuar se cili është fokusi i qytetarëve, problematikat. Prandaj për qytetarët mos u shqetësoni. Qytetarët dinë shumë mirë t’i ndajnë broçkullat nga thelbi. Pyetja që bëni është e tepërt e kotë e ka një përgjigje. PS dhe të gjithë ne nuk komentojmë çështje që kanë të bëjnë me drejtësinë. Nuk është fare për mua dhe për ne ta shpjegojmë këtë fenomen. Kush ka probleme me drejtësinë të merret me drejtësinë. Çdokush që ka çështje me drejtësinë do të përballet me të”,-tha Rama. 

Ndërsa i pyetur nëse e ka kërcënuar Ahmetajn ashtu siç ai ka pretenduar, Rama tha:  

“PS e ka shumë të qartë pozicionin e vetë mund të pyesni sa herë të doni por është detyra jonë që drejtësisë t’i japim të gjitha mundësitë të bëjë punën e vetë e pa shqetësuar nga ndikimi i pushtetit ekzekutiv e as nga komentet e atyre që përfaqësojnë PS”.