Kërcënon Netanyahu: Kush prek Izraelin, të përgatitet për goditje të fuqishme

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyhahu paralajmëroi se vendi i tij do të godiste fuqishëm këdo që e sulmon atë, pasi përsëriti mbështetjen për vrasjen e komandantit ushtarak iranian, Kasem Sulejmani.

“Kushdo që përpiqet të na sulmojë do të marrë goditjen më të fortë”, tha Netanyahu në Jeruzalem. Ai shtoi se Izraeli “qëndron plotësisht” përkrah vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump për të vrarë gjeneralin iranian, duke thënë se Trump duhet të urohet për veprimin e marrë me “me shpejtësi, guxim dhe vendosmëri”.

Reagimi i Netanyahut vjen pas sulmit në dy baza ajrore që strehojnë trupat amerikane në Irak nga ana e Iranit. Televizioni shtetëror iranian tha se sulmi është ndërmarrë, si hakmarrje ndaj vrasjes së komandantit të lartë të vendit.

Washingtoni e fajësonte kreun e njësisë elitë Kuds për vrasjen e trupave amerikane në Irak dhe e ka akuzuar atë për komplot për sulme të reja pak para vrasjes së tij, javën e kaluar pranë aeroportit të Bagdadit. Sulejmani ka udhëhequr milicitë iraniane në konfliktet në Siri, Irak, Liban dhe Jemen. Shtetet e Bashkuara e kanë konsideruar si “terrorist”.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey