Kërçovë komplikohet situata me zgjedhjet lokale (VIDEO)

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, ende nuk ka përgjigje nëse në zgjedhjet lokale për qytetin e Kërçovës do të dalin me kandidatin e tyre, apo do të mbështesin atë të BDI-së, Fatmir Deharin. Zaev tha se për këtë pyetje do të japin përgjigje nga dita e nesërme.

“Ditëve të ardhshme do të merren vendime në Lidhjen Social Demokratike të Maqedonisë, ku unë, sekretari, nënkryetarët dhe zëdhënësi do të japim deklarata në lidhje me këto pyetje. Me të vërtetë nuk do të kisha dashur që sot të jap përgjigje, të martën do të mund të ju japim përgjigje në këtë pyetje”, tha Zaev.

Muaj më parë, Ahmeti dhe Zaev bënë të ditur bashkëpunimin e tyre në zgjedhjet lokale, por pa precizuar se në cilat komuna.

Ndërkohë edhe Aleanca për Shqiptarët po mendon të dal me kandidat të tyrin për Kërçovën, por ende asgjë nuk është definitive. Sekretari i përgjithshëm i ASh-së, Arben Taravari tha se BDI me dy kandidatë po përçanë votën shqiptare në Kërçovë.

“Për Kërçovën nuk kemi ende një vendim, por siç e dini, tani ka të shpallur dy kandidatë. Njëri është kandidat i BDI-së, tjetri është kushëriri i Ali Ahmetit.

Ne s’kemi vendosur, por mendojmë për kandidaturën tonë, pasi ta shpallnim ne kandidaturën e dytë, do të thonë se ne e përçajmë votën shqiptare, tash votën e shqiptarëve nuk e përçan Aleanca dhe Alternativa, por tash vota e shqiptarëve është e përçarë atje”, deklaroi Taravari më 19.08.2021.

Nga ana tjetër VMRO-DPMNE kanë shpallur një numër të madh të kandidatëve për kryetar komunash, ndërsa për Kërçovën ende nuk kanë ndonjë emër. Ditë më parë ASH, AAA dhe VMRO-DPMNE deklaruan se janë drejtë finalizimit të një marrëveshje për koalicion në zgjedhje lokale, e nëse VMRO-DPMNE nuk do të garojë në këtë komunë me kandidat të vetin, kjo nënkupton se partia më e madhe opozitare maqedonase VMRO-DPMNE do ta mbështesë atë të opozitës shqiptare respektivisht kandidaturën e ASH-AAA.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey